Aksident në qendër të Tiranës, makina përplaset me kamionçinën
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit.Ngjarja është shënuar në bulevardin “Bajram Curri” ky një automjet është përplasur me një kamionçinë por fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz por vetëm dëme materiale.Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera të cilat ishin të parkuar anën rrugës.Mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona të cilë po marrin mjekim në spital. Sipas policisë mendohet se shkak për aksidentin është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe tejkalimi i normave të shpejtësisë.Ndërkohë një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.Një makinë ka përplasur një motor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit Arben Çupi.Çupi është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak nga drejtuesi i automjetit që e përplasi, por nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.