Taksa e makinave, Olldashi: Ndjesë, shkujdesje njerëzore
Ministri Olldashi ka kërkuar ndjesë publike lidhur me mos pagimin e detirimeve të automjetit të tij privat, në përdorim të bashkëshortes së tij, duke e vlerësuar një shkujdesje njerëzore, që gjithësesi nuk duhet të kishte ndodhur.“Shtypi publikoi sot nje liste personash që figurojnë të mos kenë paguar detyrimet e tyre fiskale per automjetet private. Në listën e bërë publike në mënyrë transparente nga një institucion i varësisë së Ministrisë së Transporteve, figuron edhe emri i Sokol Olldashit, i cili nuk ka paguar detyrimet për automjetin e tij Peugeot 307, me targë TR 0003 N, në përdorim të bashkëshortes së tij. Detyrimi i papaguar, ndryshe nga c'është raportuar në disa gazeta, i përket vetëm një viti, pra vitit të sapombyllur 2012. Ministri Olldashi kërkon publikisht ndjesë për këtë fakt i cili është thjesht një shkujdesje njerëzore që, gjithësesi, nuk duhet të kishte ndodhur” thuhet në deklaratën e lëshuar nga MPPT.Më tej zyra për shtyp e Ministrisë bën me dije se sot në mëngjes ai ka paguar në zyrën e taksave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Prezë detyrimin e prapambetur për vitin 2012 në vlerën 6.348 lekë.Duke kërkuar edhe një herë ndjesë për këtë pakujdesi, ministri Olldashi siguron se kjo nuk do të ndodhë më.