Taksat e makinave, Presidenca: Janë paguar në mënyrë korrekte

Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës ka përgenjeshtruar publikimin nga DPSHTRR të tabelës së taksave për automjetin privat të Presidentit Nishani për vitin 2010-2011, që e fut në listën e politikanëve që nuk kanë shlyer detyrimet. Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se këto taksa për vitin 2010, janë paguar në mënyrë korrekte, duke i bashkëlidhur dokumentacioni përkatës.