Vrasja në Shkodër, rrëfehet xhaxhai i Tarzanit: Gjaku u fal 14 vjet më parë

Shkoder- Rreth 14 vjet më parë kemi shtrirë dorën e pajtimit në praninë e misionareve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve dhe 40 burrave, prandaj besa e dhënë nuk thyhet.Kështu shprehet xhaxhai i Tarzan Prronit, i shpallur në kërkim nga policia e Shkodres si i akuzuar për vrasjen e 50 vjecarit Brahim Mani, ngjarje e ndodhur pasdrekën e së mërkurës 25 qershor.Skender Prroni thotë se fisi i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se ato janë përfshirë padrejtësisht nga policia. Ai shkon më tej kur sqaron se nipi i tij, Tarzan Prroni ndodhet ne Itali dhe kjo mund të faktohet lehtësisht nga policia, përpara se kjo e fundit të dilte me emra të dyshuar për ngjarjen.“Gjaku mes familjeve është pajtuar para 14-15 vitesh. Nuk kemi lidhje fare me vrasjen. Nipi im ndodhet në Itali dhe është çdo gjë e verifikueshme”Ndërsa tregon ngjarjen në fjalë, Skender Prroni nuk fsheh shqetësimin që policia e Shkodres i ka krijuar me këtë ngjarje, duke hapur një plagë të mbyllur vite më parë nga shtërngimi i duarve të pajtimit.Kur e mësova më erdhi e rëndë pasi ishin 40 pleq që bëmë pajtimin. Pastaj më thanë që ishte në shtëpi por nuk është e vërtetë.”Tarzan Prroni jeton prej vitesh në Itali dhe lidhur me ditën kur ka ndodhur vrasja e 50 vjeçarit Mani, ai ka deklaruar se është i gatshëm përmes pamjeve filmike të firmës së ndërtimit ku punon në shtetin fqinj, të tregojë se ka qënë atje.Hera e fundit që sipas familjarëve të tij, 26 vjeçari ka qënë në Shqipëri, është janari ku ka qëndruar disa ditë në atdhe, e më pas është rikthyer në Itali.Familja Prroni deklaron se do ta ndjekë deri në fund këtë çeshtje, duke i cilësuar akuzat në drejtim të 26 vjeçarit si të padrejta. Ndërkohë vetë misionaret e pajtimit të gjaqeve të pranishëm në këtë pajtim kanë sqaruar për "Ora News" se në atë kohë është firmosur edhe deklarata e pajtimit me firmën e 12 burrave. Në atë kohë ka qënë edhe vetë Tarzan Prroni i pranishëm, ndonësë në moshë të mitur. Gjithçka është zgjidhur mes 2 familjeve dhe kjo plagë sipas tyre po rihapet në mënyrë aspak korrekte nga policia, e cila mund të kishte kërkuar fakte, para nxjerrjes së emrit. Madje ato shkojnë më tej kur thonë se me këtë gjë, policia ka dëshmuar që nuk është në dijeni as për pajtimin e bërë. Tashmë mbetet për tu parë nëse do të ketë ndonjë reagim të policisë së Shkodres, e cila për rastin në fjalë mund të marrë të dhëna për hyrje - daljet e 26 vjeçarit nga sistemi "Tims".