Shkodër, panair për produktet "Made in Albania"
Shkodër-Ka mbërritur në Shkodër panairi kombëtar lëvizës i produkteve shqiptare.Zv.ministrja Brunilda Paskali u shpreh se ky panair synon nxitjen e sipërmarrjes shqiptare drejt konkurencës, ndërsa po punohet fort që produktet agro-blektorale të certifikohen për të mbërritur në nivelet e tregut të jashtëm.“Ka qëllimin e evidentimit të produkteve lokale në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ka qëllim promovimin e biznesit vendas dhe ka qëllim njohjen e risorseve që kanë këto vende të Shqipërisë sot”, tha PaskaliPrefekti i Shkodrës Paulin Radovani theksoi se tashmë produktet “Made in Albania” janë në tregjet europiane.“Vendimi për statusin tregon se dhe ne kemi diçka për të treguar në ekonominë e Europës së bashkuar”, tha RadovaniNë Edicionin e katërt në Shkodër, morën pjesë kompani në fushën e turizmit, mobilerisë, produkteve ushqimore, pijeve dhe prodhimeve artizanale.Kryeqendra e veriut ishte ndalesa e 4-t, pas Vlorës, Beratit dhe Korçës.