Kurbin, fshati Adriatik" 3 javë pa drita, banorët: S'kemi ku të ankohemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2014, 12:47
Kurbin-Një pjesë e banorëve të fshatit Adriatik në Kurbin prej disa javësh në errësirë të plotë për shkak të djegies së transformatorit.Ndonëse banorët kanë bërë kërkesë në ndërmarrjen rajonale të CEZ, për tu rregulluar, vijojnë të mbeten nën mëshirën e territ.“Jemi rreth 80 familje pa drita prej 3 javësh. Askush s’ka ardhur, vetëm kanë premtuar. Është prishur transformatori dhe s’kemi ku të ankohemi”, thanë disa nga banorëtNdërkohë problemi rëndohet edhe më teper nga fakti se në një pjesë të zonës pa drita, jetojnë edhe persona që nuk e paguajnë energjinë, ç’ka bën që fshati të mos ketë shumë premise për furnizim me energjia elektrike.