"Credins" emëron drejtorin e ri, Korkuti zëvendëson Artan Santon

Maltin Korkuti do të zëvendësojë Artan Santon si Drejtor Ekzekutiv të Bankës "Credins".Lajmi është publikuar në faqen zyrtarë të Bankës nga Këshilli Drejtues dhe bordi i Bankës Credins.Maltin Korkuti ka mbajtur postin e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të bankës Credins dhë është një nga themeluesit dhe aksionerët e saj.Korkuti u zgjodh si drejtori i Përgjithshëm i "Credins", dy dit pas ekzekutimit të Artan Santos në hyrje të bankës në zonën e ish-bllokut.Në njoftimin e bankës thuhet:"Këshilli Drejtues i Bankës Credisn në zbatim të statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë së për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së Maltin Korkutit në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Bankës Credins, aksioner dhe ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm dhe anëtar i bordit drejtues.Informojmë publikun e gjerë dhe të gjithë klientët se veprimtari e bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetine saj në të gjitha degët."