Lezhë, promovohet turizmi në "Natën e Bardhë të Kulturës Shqiptare"
E kthyer tashmë në një traditë prej 4 vitësh, Lezha ka festuar "Natën e Bardhë të Kulturës Shqiptare".Me qindra qytetarë i janë drejtuar sheshit kryesor të qytetit ku nën kujdesin e bashkisë së këtij qyteti janë organizuar një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike.Ky eveniment ka startuar fillimisht me këngë dhe valle të fëmijëve të qendres kulturore të qytetit, për të vijuar më pas me koncertin e rapsodëve lezhjanë të cilët kanë marrë duartrokitjet e shumta të të pranishmëve.Kryetari i Bashkisë Lezhë Viktor Tushaj ka theksuar faktin se kjo njësi vendore nuk do të ndalet në organizimin e aktivitetëve të tilla që kanë për synim promovimin e turizmit në Lezhë, kjo për të rritur numrin e vizitorëve.Aktiviteti i organizuar ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa mënyra e organizmit të tij ka qenë mjaft tërheqës.Në këtë mënyrë Lezha është kthyer në një vend tërheqës për vizitorët, kjo duke ju refëruar edhe faktit të resurseve të shumta që janë në këtë qytet me histori 2400 vjeçare.