Britani, vret prostitutën shtatzënë se rrinte afër xhamisë

Pasi e kishte paralajmëruar disa herë të mos punonte afër xhamisë, prostituta Mariana Popa nuk ia ka vënë veshin, ndërsa ka vazhduar të punojë për të fituar para për familjen, por kjo i ka kushtuar jetën.Farooq Shah, 21-vjeç, ka therur me thikë prostitutën 24-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë, derisa ajo ka gjetur vdekjen.Kamerat e sigurisë kanë fiksuar pamjet, ndërsa Shah filimisht ka kundërshtuar duke pretenduar se e kishin ngatërruar me dikë tjetër.Tashmë ka marrë dënimin më 29-vite burg për kryerjen e këtij krimi të rëndë.