Bosnja përkujton 100 vjetorin e vrasjes së Princ Ferdinand
Bosnja do të përkujtojë sot 100 vjetorin e vrasjes së princit austriak Franz Ferdinand, një akt i cili i dha jetë Luftës së Parë Botërore, një luftë e përgjakshme e cila zgjati për 4 vite mes fuqive më të mëdha të botës në vitin 1914.Evente të shumta, kulturore dhe sportive, përfshirë këtu edhe një koncert nga Filarmonia e Vienës, do të organizohen për të përkujtuar ngjarjen që ndodhi në Sarajevë.Serbo-boshnjaku, Garvilo Princip, i cili qëlloi për vdekje kreun e fronit austro-hungarez, ende sot mbetet një figurë përcarëse në Bosnje.Kjo vrasje e 28 qershorit 1914, u pasua nga lufta 4 vjecare.Serbët e Bosnjes, kroatët dhe boshnjakët muslimanë ende janë të ndarë sa i përket rolit të Princit në tensionet që më pas u përhapën në Europë dhe më gjerë ndërsa aktivitete përkujtimore pritet të mbahen edhe nga serbët e Bosnjes.Vetë presidenti austriak, Heinz Fischer do të marrë pjesë në koncertet përkujtimore që do të organizohen në Sarajevë. Serbia dhe udhëheqësit serbë të Bosnjes do të bojkotojnë këto ceremoni, të cilat sipas tyre kanë për synim të inkriminojnë popullin serb.Të enjten serbët zbuluan një bust të Princit në lindje të Sarajevës. Për ta ai është një hero që i dha fund viteve të pushtimit të perandorisë austro-hungareze në Ballkan.Princi Ferdinand dhe bashkëshortja e tij Sophie u ekzekutuan më 28 qershor të vitit 1914 në makinën e tyre gjatë një vizite në Sarajevë. Akti shërbeu si pretekst për nisjen e Luftës së Parë Botërore mes fuqive të mëdha, një luftë e përgjakshme 4-vjeçare që u mori jetën miliona njerëzve.Një ditë më parë udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian u mblodhën në Ypern të Belgjikës në përkujtim të nisjes së luftës. Vendi i zgjedhur ishte vendi ku është zhvilluar një nga betejat më të përgjakëshme ku kanë humbur jetën rreth 500 mijë ushtarë.