Burrel, Çuçi: Opozita të bëhet pjesë e reformës territoriale

Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi ka vijuar konsultimet në Burrel me shoqerine civile për reformen administrativo-territoriale organizuar nga ku i bëri thirrje edhe njëherë opozitës që të bëhet pjesë e proçesit të reformes territoriale dhe se mirëpresin çdo opsion konkret të propozuar nga opozita për ta diskutuar.“Edhe për qyetet të vogla që ekzistojnë sot nuk do të humbin identitetin, qyteti do rrijë ashtu siç është, komuna do rrijë si territor ashtu siç është, por administrata do përqëndrohet dhe shërbimi do ofrohet nga një administratë e përqëndruar. Krijimi i një bashkie të madhe, në rastin konkrëet të Matit, nuk do të thotë që Klosi do humbi identitet, madje do krijojmë meknazima që të ketë administratorë në çdo komunë apo bashki që përthithet nga çdo komunë apo bashkui e madhe”Ky takim ishte pjesë e rreth 50 takimeve konsultuese për ndarjen e re territoriale, që janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në rrethet kryesore të vendit.Qindra përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe qytetarë kanë diskutuar dhe kanë shprehur mendimin e tyre për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe projekt-hartat e propozuara.