Nikolla në festën e maturës në Korçë: Nxënësit e mirë, shembull i suksesit

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka festuar me maturantët e ekselencës së Korçës në sheshin qëndror përpara Pallatit të Kulturës, mbylljen e proçesit të Maturës Shtetërore.Pjesë e festës ka qenë edhe një koncert me performancat e nxënësve, ndërsa nuk kanë munguar falenderimet për nxënësit me nota të shkëlqyera.Ministrja Nikolla tha se do të vijojnë me radhë festimet për të respektuar nxënësit e mirë dhe për t’i kthyer ata në shembullin e suksesit,ashtu siç ishte edhe matura e këtij viti e cila sipas minstres beri një kthesë të fortë duke treguar edhe nivelin e cilësisë në gjimnazet e Shqiperisë.Nikolla u ndal gjithashtu edhe tek projektligji për arsimin profesional,ajo deklaroi se pavarësisht zërave kundërshtues Ministria e Arsimit dhe ajo e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale janë të vendosura të rrisin cilësinë dhe performancën e arsimit profesional,i cili ka qenë edhe sistemi më abuzimet më të medha.Nikolla u ndal edhe tek ata maturantë që nuk mundën dot të kalonin fazën e parë të provimit të matematikës, duke u shprehur se do të kenë të gjithë mbështetjen e nevojshme për ta kapërcyer këtë hendek.