Juncker, mollë sherri mes Britanisë dhe BE-së

Jean Claude Juncker po e kthen Britaninë gjithnjë e më kundër 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së, duke u shndërruar në një mollë sherri mes Cameron dhe liderve të tjerë europianë.Liderët e Suedisë dhe Gjermanisë i kanë ofruar inkurajim dhe mbështetje kryeministrit britanik David Cameron, pas mposhtjes së tij për të kërkuar votë kundër ndaj kandidaturës për presidentin e ri të Komisionit Europian.Britania e Madhe u përpoq një ditë më parë me cdo mënyrë që të bllokojë votimin dhe mbështetjen për Jean Claude Juncker, duke theksuar se ish kryeministri i Luksenburgut do të bllokojë reformat dhe politikat e BE-së por vendet anëtare të bashkimit Europian votuan në favor të kandidaturës së tij, me 26 vota pro dhe vetëm 2 kundër.Suedia e kundërshtoi kandidaturën e Juncker por pas votës së kryeministrit Fredrik Reinfeldt, tha se një bashkim europian i mbyllur dhe i kufizuar, nuk është mirë për askënd. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha ajo ishte gati për të dresuar shqetësimet e britanikëve.Laburistët në Londër thanë se votimi i të premtes ishte turpërues për kryeministrin britanik Cameron por ky i fundit tha se nuk do të heqë dorë. Kreu i qeverisë së Doëning Street, tha se nuk do të tërhiqet nga lufta e tij për të reformuar Bashkimin Europian, synim të cilin do planifikon ta realizojë duke mbajtur një referendum,në bazë të të cilit do të jenë vetë qytetarët britanikë ata që do të tregojnë nëse duan të jenë pjesë e Europës apo jo.Cameron e quajti votimin për kandidaturën e Juncker, një ditë të keqe për Europën."Kjo që ndodhi do të kërcënojë pozitën e qeverive kombëtare, rrezikon të kërcënojë pushtetin e parlamenteve kombëtare ndërsa i gjithë pushteti i parlamentit europian do të mbetet në dorë të Juncker.Ndërsa kryeministri i Suedisë Reinfeldt tha pas votës kundër, se në fakt idea e një bashkimi europian të mbyllur nuk është një ide e mirë. Gjerminia edhe një herë shprehu mbështetjen e saj të fortë ndaj JUncker ndërsa përpara liderve europianë shpalosi idetë e britanikëve sesi Europa duhet të jetë, duke i dhënë mbështetje dhe inkurajim David Cameron.Ky i fundit, që pas zgjedhjeve të muajit maj, u përpoq të bindte edhe vendet e tjera për të kundërshtuar kandidaturën e Jean Claude Juncker, ndonëse në fund vetëm 2 vende dolën kundër.