Berat, degradimi i shërbimit urban në qytet
Berat-Shërbimi urban në qytetin e Beratit është kthyer në problem për qytetarëte tij.Pamjet e marra në një ditë normale nga kamera e Ora News, tregojnë se si ka degraduar ky shërbim, shumë i domosdoshëm për përdoruesit.Vënia në funksionim e terminalit në hyrje të qytetit ka bërë që të gjitha mjetet e transportit publik të mos hyjmë në qendër dhe në këto kushte për të shkuar drejt saj apo në lagje të tjera, qytetarët janë të detyruar të përdorin shërbimin urban.Ky shërbim vazhdon të menaxhohet nga bashkia e qytetit, por lë shumë për të dëshiruar.Për shkak të gjendjes së amortizuar, autobuzët qarkullojnë me shpejtësi tejet të ngadaltë, çka vështirëson levizjen e qytetarëve. Këto mjete tashmë kanë humbur funksionin e tyre për një shërbim cilësor publik.Viti i vjetër i prodhimit, si dhe përdorimi i tepërt vërehet nga ndotja që ata lënë kur ndizen duke shpërndarë gazra të dëmshëm. Me gjithë kushtet e vështira që ofron ky shërbim, ende bashkia nuk ka marë një vendim ndaj parkut të autobuzëve.Përveç qytetarëve që e vuajnë në kurriz të tyre në këto ditë vere të nxehtë vuajnë pasojat e këtij shërbimi, askush tjetër nuk shqetësohet.