Korçë, Beqaj përuron ambiente të reja në spital: Nuk ka mungesë barnash

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përuruar në spitalin rajonal të Korçës ambientet e reja për pritjen e qytetarëve, një dhuratë e financuar nga USAID apo siç e quajti ministri nga populli amerikan.Me ambientet e reja minstri deklaroi se pritja e qytetarëve do të jetë më e mirë dhe më e rehatshme,duke treguar kështu se cilësia dhe shërbimi ndaj pacienteve po permiresohet dita ditës."Vihen në punë recepsionet për pranimin në mënyrë më të rregullt më profesionale dhe më normale të të sëmurëve në spitale. Ne do të shikojme 3 mjediset që janë pregatitur për të krijuar që në momentin e parë të pritjes, një mënyrë të re të organizimit të gjithë zinxhirrit  të kujdsit brenda spitalit", u shpreh Beqaj.Pyetjes së gazetarëve për mungesën e ilaçeve ministri i ka dhënë një përgjigje të prerë se në spitalin e Korçës dhe në asnjë spital në Shqipëri nuk ka mungesë të barnave pasi tashme të gjitha kontratat e furnizimeve kanë përfunduar,minstri kerkoi qe nota për këtë situatë të vendoset ne fund te vitit ateherre kur te behen dhe bilance perkatese."Ne besoj se kemi krijuar një sistem që mos krijojmë asnjë lloj boshlleku në furnizimin me barna dhe materiale mjekësore. Sfida është e jona dhe duhet të na e vini notën kur të mbyllet një cikël 12 mujor. Nuk ka mungesë të barnave janë të lidhur kontratat, furnizimet kanë filluar të gjitha barnat bazike në spitalet tona i kemi prezent.", u shpreh ministri Beqaj.Beqaj gjithashtu përuroi sot edhe ambjentet e reja të reanimacionit në spitalin e Bilishtit ku u vendosën edhe një sërë aparaturash të reja në shërbim të qytetarëve të Bilishtit të cilet prej kohësh vuanin shërbimin cilësor ndaj tyre.