Absurditeti: Mori 34 vjet pensionin e djalit të vrarë në ushtri, tani ia heqin

Tiranë-I ndërpritet pensioni pas 34 vitesh. Ky është rasti i një të moshuareje, e cila dergjet në shtrat, ku përveç humbjes së të birit në moshën 21-vjeçare aksidentalisht në ushtri, i ndërpritet pensioni 3 muaj më parë me pretendimin se ai nuk figuron në ushtri.Absurditeti qëndron në dokumentet e shtetit pasi emri i djalit i cili u vra në ushtri dhe për 34 vjet shteti ka lidhur në pension tashmë nuk figuron fare se ka qenë një ushtar.Rasti është investiguar në emisioni "Alarm", pas denoncimit të Sadete Kurtit, të bijës së 84 vjeçares.Shikoni ecejaket nëpër zyrat e shtetit për të marrë pensionin prej 10 mijë lekëshHistoria e 84 vjeçares, të cilës jeta vetem i “merr”Sy të përlotur, të plakur, një imazh që mban “veshur” shumë halle, kërkon shpresën tek “Alarm”. Përmes së bijës, Sadete Kurti ajo kërkon çka i takon. Pensionin prej 100 mijë lekësh të vjetër, tashmë të ndërprerë prej 3 muajsh.“ Pas vdekjes së vëllait në 1977, nëna ime përfitoi një gjysmë pensioni nga djali, nga shteti i dikurshëm. Ky pension zgjati 35 vjet dhe prej tre muajsh është ndërprerë. Ne donim të lidhnim dhe kemp invaliditeti, pas nëna ka pësuar paralizë dhe i ka “ngrirë” trupi. Doktorët na thanë që duhej bërë skaneri, pasi i bëm skanerin e kokës na thanë që kjo procedurë zgjat 6 muaj dhe do rreth 700 mijë lek të vjetër. Në pamundësi, pasi edhe nëna nuk lëviz dot, edhe prej gjëndjes financiare menduam të mernim 100 mijë lëkshin për të zgjidhur situatën. Për fat të keq pensioni u ndërpre. Ne iu drejtuam juve, pasi shkuam te sigurimet shoqërore në Durrës dhe Tiranë”, tha e bija .Vritet në ushtri, por në emrin e tij, tjetër emërPas verifikimeve të pretenduara nga zonja, i vëllai nuk figuron në repartin ushtarak, pasi në emrin e tij figuron dikush tjetër.“Shkuam tek reparti ushtarak dhe në numrin e librezës së vëllait figuron një tjetër njeri. Në Tiranë nuk na dhanë zgjidhje. Unë shoh emsionin tuaj, ty Arjana, Armirin, Dajanën dhe kemi parë që keni zgjidur shumë halle”, shtoi ajo.“Alarm” në ndihmë të moshuarës, drejt degës ushtarake DurrësGazetarja: Kemi ardhur për një problem të kësaj zonjësDenoncuesja: Vëllai im është vrarë ushtar në vitin 77, duhet të marri pensionin nëna dhe na kanë sjellë sigurimet shoqërore këtu.Punonjësja: Nga dega ushtarake?Gazetarja: Që e ka kryer ushtrinë këtu, ju si procedoni?Punonjësja: Këtu zgjat procedura dy javë, duhet marrë autorizimi dhe pas dy javësh vjen këtu.Gazetarja: Nga vjen autorizimi?Punonjësja: Nga Tirana, për më shpejt duhet të shkosh në Tiranë të shkolla e ‘Bashkuar’, do të aplikosh edhe do ta marrësh për dy ditë.Gazetarja: Neve kemi një përgjigje nga ata që thonë se shtetasi …. Nuk disponon të dhëna të kryerjes së shërbimit ushtarak. Ndërkohë që nga viti 79 nëna e tij e ka marrë pensionin.Punonjësja: E ka kryer ky ushtrinë?Denoncuesja: Ka bërë dy vite dhe në vitin e tretë është vrarë.Punonjësja: Ku e keni marrë këtë?Gazetarja: Në Tiranë.Gazetarja: Ja ku është edhe libreza.Denoncuesja: Këtë e kam regjistruar unë, ai e ka bërë ushtrinë.Gazetarja: Si i bëhet tani?Punonjësja: Nuk e kanë gjetur.Gazetarja: Po si do i bëhet?Punonjësja: Librezën ushtarake ky e ka?Gazetarja: Po e ka dhe atë ushtarake, ja ku është dhe libreza ku nëna e tij ka marrë pension gjatë gjithë kësaj kohe.Punonjësja: Me librezën ushtarake duhet të shkoni tek shkolla e Bashkuar, me këtë vërtetimin dhe duhet t’i thuash që libreza ështe e regjistruar që ka kryer ushtrinë.Problemi zgjidhet brenda pak orëshNdërkohë, pas degës ushtarake, “Alarm” drejtohet tek Sigurimet Shoqërore në Durrës, të cilët pretendojnë se zonja nuk është paraqitur me një kartë identiteti dhe sipas punjonjësve vonesa ka ndodhur pas hedhjes në sistem online të dosjeve. Nga ana tjetër zonjë hedh poshtë pretendimin e tyre, pasi ajo tha se i është kërkuar kartë identiteti dhe nuk është paraqitur me të.Por, gazetaria Arjana Loçe ngre  pyetjen, si u zgjidh problemi i zonjës pa u paraqitur vet ajo me kartë identiteti.“Në prill- maj, zona Sukth Shijak fillon hedhjen në sistem dhe ka këtë problem sepse janë dosje të vjetra. Kjo s’ka marrë pension që nga maji e ketej që në momentin që ka hyrë Shijaku në sistem online. Tashmë e kanë hedhur në sistem dhe ja ku është dosja, shko merre pensionin në cdo moment. Këtu nuk ësht vetëm një dosje, këto jan dosje me problem se duhet të paraqesin kartë identiteti sepse kur hidhet në sistem kjo është përfituese, tani e kanë hedhur vet punonjëset sepse e kanë gjetur te gjendja civile, është marr nga gjendja civile dhe është bërë hedhja tashmë”, tha punonjësja.Pas zgjidhjes së problemit “Alarm” ngulmon, pse është bërë kjo vonesë?!“Nuk është rasti i parë i zonjës sepse në momentin kur ka kaluar në sistem online nuk figuron në sistemin e gjendjes civile dhe për këtë arsye janë vonuar me pagesat. Në momentin që zonja është paraqitur me kartë identiteti, është nxjerrë dosja ,është bërë sistemimi në sistem dhe ajo mund të shkoj të tërheqi leket kur të dojë”, shpjegon Nerina Fani, specialist tek Sigurimet ShoqëroreSakaq, denoncuesja thotë se nuk është paraqitur me kartë identiteti, andaj ngrihet pyetja se çfarë ka ndodhur, kush e ka verifikuar.“Unë e di që ka ardhur një person nga agjensia dhe ka sjell të dhënat e zonjës”, tha specialistja.Më tej ajo tha se kjo vonesë ndodh sepse personi mund të ketë vdekur apo të ketë ndërruar nënshtetësi.“Ka raste që personi mund të ketë vdekur, ka problemë të tjera, mund të ketë ndërruar shtetësi, në momentin që njerëzit paraqiten me kartë identiteti ne kryejmë procedurat. Ne i kemi sqaruar njerëzit kur kanë shkuar në qendra pagese. Në rast mos gjendje të përsonit në sistem gjëja e parë është një kartë identiteti për të verifikuar këtë person është apo jo i kaluar në portal”, tha ajo.Peripecia e fundit në Shijak. Për tërheqjen e lekëve, prezenca e nipit të 84 vjeçares, si përfaqësues i saj.“Alarm”  drejt Shijakut për të kryer verifikimin e marrjes së pensionit."Tanimë gjithçka është gati, morëm komunikimin nga Posta dhe paratë ndodheshin aty për tre muaj. Por është nipi ai që duhet t’i tërheqi ato", tha gazetarja.Një falenderim për “Alarm”“Faleminderit ju, gjithë televizioni juaj që ma zgjidhet hallin. Atje bën kamerat punë, atje sipër në katin e dytë, s’jam futur ndonjëherë, pasi nuk të lenë dhe une s’kam çuar ndonjëherë kartë identiteti”, tha e bija e 84 vjeçares.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"