Elbasan, masat për kasapët, AKU: Tregëtimi i mishit brenda standarteve

Prefekti Arben Kamami zhvilloi një takim me veterinerët e njësive te qeverisjes vendore të qarkut të Elbasanit.Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e masave për tregëtimin e mishit jashtë kushteve të higjenës sanitare dhe eleminimin e therjes dhe tregëtimit të tij në ambjente të hapura .Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Agjensisë kombëtare të ushqimit Afrim Baka.Në fjalën e tij Prefekti Kamami vlerësoi punën e taskforcës të ngritur që nga muaji nentor dhe theksoi se në fillim të muajit korrik do të rifilloje puna e saj. Ai tha se therja e kafshëve ne ambjente te hapura duhet te marë fund njëherë e mirë dhe se duhet t’i garantohet konsumatorit një produkt sa më cilësor.Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Afrim Baka tha se tregëtimi i mishit jashtë cdo standarti duhet të eleminohet. Baka theksoi se po punohet që veterinerët e njësive të qeverisjes vendore te kalojnë në varësi të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.Në tregje te fshatrave te Qarkut të Elbasanit kafshët theren ne ambjente te hapura dhe tregtohen pa anjë kusht të higjenës ne pluhur dhe ne temperatura te larta.