Ukraina shtyn me 3 ditë planin e armëpushimit

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, e ka zgjatur edhe me tre ditë të tjera paktin e paqes me seperatistët pro-rusë në lindje të vendit.Ai tha se ka shpresa për progres për këtë plan. Afati i armëpushimit një javor përfundonte në orën 22:00 me atë lokale.Separatistët zhvilluan bisedime gjatë së premtes me ish-presidentin ukrainas, Leonid Kuchma, ambasadori i Moskës në Ukrainë, si edhe përfaqësues të OSBE-së. Disa liderë të rebelëve në Donjetsk dhe Luhansk e kanë përkrahur këtë pakt duke thënë se do ta vëzhgojnë nga afër në terren atë ndërsa disa të tjerë e kundërshtuan.Deklaratat e Poroshenkos për ta zgjatur edhe me 72 orë të tjerë këtë plan armëpushimi, erdhën disa orë pasi kreu i shtetit firmosi në Bruksel marrëveshjen tregtare, marrëveshje e cila coi në krizën e muajve të fundit.Nga Brukseli Poroshenko e cilësoi paktin tregtar me BE-në, që u firmos edhe nga Moldavia dhe Gjeorgjia, një moment historik por Rusia kërcënoi për pasoja, duke paralajmëruar se Ukraina do të ndahet më dysh.Lideri i të vetëshpallurës "Republika Popullore e Donjetskut” në lindje të vendit, Aleksander Boroday, tha se do ta vëzhgojnë këtë pakt deri më 30 korrik.Sapo u kthye në Kiev, Poroshenko u takuar me krerët dhe zyrtarët më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes në vend, për të diskutuar rreth armëpushimit.Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se do të mirëpriste arritjen e një armëpushimi të ri, po jo një ultimatum për dorëzimin e armëve nga separatistët.Putin ka këmbëngulur për armëpushim afatgjatë për të mundësuar negociata mes qeverisë ukrainase dhe separatistëve.Një ditë më parë liderët europianë e paralajmëruar Rusinë se nëse nuk përshpejton implementimin në terren të planit të paqes, atëherë BE do të përgatisë sanksione të reja dhe më të ashpra ndaj saj.Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Hollande thanë se nëse deri të dielën nuk do të arrihet asnjë progres, atëherë do të duhet të diskutojnë seriozisht për të ardhmen e Rusisë.Ndërsa sipas tyre, me firmosjen e paktit tregtar mes Ukrainës dhe BE, një marrëveshje prej plot 1200 faqe, Ukraina ka shënuar një pikë-kthesë për të ardhmen e saj, të cilën vetëPoroshenko e vlerësoi si një simbol të besimit të europës ndaj Kievit.Pavarësisht armëpushimit të shpallur të premten e shkuar nga Poroshenko, luftimet në lindje të Ukrainës kanë vijuar edhe përgjatë orëve të fundit.