Orikum, Haxhinasto: Impianti i përpunimit të ujrave përmirëson turizmin
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga kryebashkiaku i Orikumit Gëzim Çapo ka inspektuar kantierin e përpunimit të ujërave të larta të bardha e të zeza, investim i qeverisë me bankën islamike me një vlerë prej 16 milionë euro.Ministri vlerësoi se kjo vepër do t’i vlejë përmirësimit të turizmit të zonës bregdetare."Projekti ka një impakt të jashtëzakonshëm për shërbimet ndaj industrisë turistike, duke qenë se jemi dhe në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik që ka vendi", u shpreh HaxhinastoI pyetur pse nuk është vënë ende në punë impianti disa miliona euro i Vlorës edhe pse është inauguruar 3 herë, Haxhinasto tha se po punohet për të bërë ndërhyrjet e duhura, rishikimin e anës teknike dhe riparimin e disa defekteve në sistemin e tij dhe së shpejti do të vendoset në punë."Do të riparojmë një përqajse të gabuar do të thoja për veprat të tilla pasi për ne nuk është i rëndësishëm vetëm investimi në hedhjen në ndërtimin e impianteve, për ne është i rëndësishëm shërbimi. Për ne është investim i realizuar në momentin që ai fillon dh të realizojë shërbime, dhe shërbimi do të thotë që këtu mos ketë më ujra të zeza që derdhen në det, këtu ujrat e zeza duhet të shkojnë në impiant dhe impianti të funksionojë", tha Haxhinasto.Aktualisht ndërtimi i impiantit të menaxhimit të ujrave të zeza në Orikum do ti japë fund derdhjes së ujrave të zeza në det, ndërkohë fazë tjeter e kesaj vepre është dhe menaxhimi ujërave të larta dhe përmirësimin e sistemit të ujit të pijshëm.