Zv Presidenti argjentinas nën akuzë për korrupsion, 6 vite burg nëse vërtetohen
Zëvëndës presidenti i Argjentinës, Amado Boudou, është akuzuar për korrupsion.Ai dyshohet, sipas autoriteteve vendase, se ka përdorur dhe shfrytëzuar influencën dhe pushtetin e tij në kohën kur ishte ministër i Ekonomisë, për të siguruar një kontratë për printimin e monedhës argjentinase, një kompanie e cila rezulton të jetë në emër të tij.Në fillim të muajit qershor, sipas mediave vendase, ai është marrë një pyetje nga prokurori për më shumë se 7 orë, në një seancë me dyer të mbyllura e larg syve të medias. Nëse akuzat ndaj tij provohen, zëvëndëspresidenti do të dënohet deri në 6 vite burg.Por Boudou i ka mohuar akuzat ndaj tij por edhe thirrjet për të hequr dorë nga posti i zv.presidentit. Sipas prokurorit, Boudou do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë deri në kohën kur do të nisë gjyqi ndaj tij, ndërsa bashkë me të, do të dyshuar për kët cështje, janë edhe 5 persona të tjerë afër tij, bashkëpunëtorë të tij edhe në kohën kur ishte ministër i Ekonomisë.Çështja përfshin kompaninë e printimit "Ciccone Calcografica", e cila është nën investigim për më shumë se 3 vjet. Dyshohet se Boudou, ka përdorur një tjetër funskionar të lartë për të blerë kompaninë në fjalë, në kohën kur ajo ishte drejt falimentimit për shkak të krizës financiare në vitin 2010.Boudou përballet me këto akuza në një kohë që ishte emir më I lakuar në Argjentinë si pasuesi i presidentit Fernandez.