Lezhë, tubim kundër ngujimit, të rinjtë "stop gjakmarrjes"

Lezhë- Numri i lartë i vrasjeve të ndodhura kohët e fundit për shkak të gjakmarrjes, ka nxitur kishën katolike në Lezhë që të ndërmarrë një tubim kundër këtij fenomeni.Me pankarta në duar ku thuhej "Stop Gjakmarrjes" me dhjetra të rinj të cilët janë mbështetur edhe nga shoqëria civile dhe pushtetarë vendorë të Lezhës, kanë marshuar nga fshati Kallmet e deri në qytetin e Lezhës.Ata kanë kërkuar që të ketë më shumë paqe midis njëri tjetrit dhe t’i jepet fund këtij fenomeni, i cili ka marrë përmasa të frikshme në vendin tonë.Nisma është mbështetur edhe nga bashkia e Lezhës dhe përfaqësuesit e pajtimit të qarqeve në këtë qytet, të cilët kanë kërkuar që ligji të jetë më i ashpër ndaj të gjithë atyre që vrasin për gjakmarrje, kjo si mënyra e vetme për ti dhënë fund këtij fenomeni.“Jemi misionar të jetës, të pajtimit dhe ne të gjithë bashkohemi me ju që kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare të shuhet njëherë e përgjithmon. Ju mbështes për gjithë lëvizjen tuaj, për kërkesat ligjore që ligji shqiptar të jetë i ashpër ndaj gjakmarrjes. Jemi me ju dhe ju rojme rrugë të mbarë në misionin tuaj”, tha nën kryetari i bashkisë Lezhë.Nga ana tjetër Arqipeshku i Lezhës Otavio Vitale ka deklaruar se me ndërmarrjen e nismave të tilla shpresojmë që ky fenomen të mininmizohet, ndërsa ka shtuar se kësaj iniciative të ndërmarrë nga kleri katolik po i bashkohen të gjithë.Të pranishmit në këtë marshim kanë shpërndarë edhe fletë palosje për qytetarët duke kërkuar që t’i jepët fund njëherë e mirë këtij fenomeni shekullor në vendin tonë.Numri i familjëve të ngujuara nga gjakmarrja ka njohur rritje edhe në rajonin e Lezhës.Kjo përshkak të migrimit të këtyre familjeve nga zonat verilindore të vendit.