Digjet banesa në Krujë, humb jetën 95-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2013, 12:51
Një e moshuar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pas përshirjes nga zjarri të banesës ku jetonte. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Burakë të Krujës, ku 95-vjecarja Zoje Prama ka humbur jetën, pasi djegies së banesës, në të cilën jetonte e vetme.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë soba e druve, por nuk përjashtohet as mundësia e shpërthimit të ndonjë bombule gazi, të cilën e moshuara e përdorte.