PDIU përshëndet ngritjen e Komitetit për diasporën: Po bëjmë realitet zotimet tona
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e qeverisë për krijimin e komitetit shtetëror te diasporës dhe pergezon partnerin kryesor të koalicionit që iu përmbajt kësaj pike të marrëveshjes sonë.Në një deklaratë për mediat, Sekretari Politik i PDIU, Adri Nurellari, tha se Komiteti i diasporës ka për të qenë një instrument thelbësor që do të forcojë lidhjen mes bashkatdhetarëve tanë dhe vendlindjes së tyre dhe do të mundësojë përfshirjen e tyre më aktive dhe konkrete në të gjitha sferat e shoqërise sonë.“Ky komitet nderon kontributin e vyer dhe vendimtar që diaspora shqiptare ka dhënë gjatë dy shekujve të fundit për rilindjen kombëtare dhe ndërtimin e shtetit shqiptar. Por diaspora ka një potencial të madh për të kontribuar edhe në të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërise dhe mund të luaj një rol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomise, demokracisë, sundimit të ligjit si dhe kultures së vendit tone” tha më tej ai.Nurellari theksoi se “dy ndër shtyllat kryesore të platformës elektorale të PDIU-së në zgjedhjet e fundit kanë qenë rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame dhe krijimi i komitetit shtetëror të diasporës dhe ne shprehim kenaqësine para anëtaresisë dhe votuesve që keto dy zotime jane nje hap larg përmbushjes”.