Sherri për pronën përplas dy familje në kryeqytet, plagoset lehtë një person

Një i plagosur, është bilanci i një konflikti për pronën mes dy familjeve në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Domje si pasojë e një konflikti mes familjes Peposhi dhe Koldashi për shkak të pronave, ku për pasojë është plagosur lehtë anëtari i njërës prej familjeve.Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Tiranës, e cila ka bërë dhe shoqërimin e dy familjeve në komisariat. Ndërkaq blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të cilat kanë çuar në konfrontimin mes palëve.