Zeron kasafortën e të atit,19-vjeçarja vjedh 88 mijë franga zvicerane e 4 mln lekë të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2013, 09:50
Një supergrabitje, por cuditërisht nga vetëm një 19 vjecare dhe brenda familjes së saj në qytetin bregdetar të Durrësit.Bëhet fjalë për shtetasen Fatma Buziu, e cila gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit që lamë akuzohet se ka vjedhur kasafortën e të atit dhe jo pak por ka përvetësuar gjatë kësaj periudhe plot 88 mijë franga zvicerane dhe 4 milionë lekë të reja.Policia e Durresit pas mesnatës ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçares, ndërsa i ka sekuestruar në cilësine e provës materiale shumën prej 600 mijë lekë të reja.Prokuroria e rrethit Durrës po heton çështjen e vjedhjes së parave në shuma të mëdha, pasi nuk dihet ende cili ka qenë destinacioni i përfundimit të parave të vjedhura, një ngjarje kjo e pazakontë për Durrësin.