Rikthehen maskat në Mat, plumba furgonit, nuk ka të plagosur

Një shofer i linjës Burrel-Tiranë-Athinë ka qenë shënjestër e një sulmi me armë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Burrel -Milot, në afërsi të fshatit Bushkash, ku persona të maskuar dhe me armë i kanë në dalë në pritë me qëllim grabitjen furgonit të pasagjerëve me targa MT 3389A, në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.Ky i fundit nuk ka pranuar të ndalet dhe pas rezistencës maskat kanë shkrehur breshëri plumbash mbi furgonin por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.Ky nuk është rasti i parë i tentativës për grabitje në Mat, pasi vazhdimisht në Fshatin Bushakash janë shënuar raste të tilla, ku persona të maskuar u dalin herë pas herë në pritë mjeteve të ndryshme me qëllim grabitjen.