Hapësira është një “kosh mbeturinash”

Qielli nuk është vetëm plot me yje, kometa , ndonjë planet, apo dhe me një hënë të zbehtë. Gjatë njëzet viteve të fundit orbita e Tokës ka qenë gjithashtu e mbushur me “mbeturina”. Bëhet fjalë për disa fragmente apo mbetje të satelitëve. Por janë aq shumë saqë formojnë një lloj atmosfere që e bën atë praktikisht një orbitë të pakalueshme.