Maji 2014, më i nxehti në të gjithë globin që nga 1880
I mbarë globi përjetoi muajin e shkuar, majin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në histori. Temperaturat e oqeaneve dhe tokës u rrit me 1.33 gradë celcius, rritja më e madhe kjo e shekullit të 21-të.Të dhënat janë bërë publike nga Administrata Kombëtare e Oqeaneve dhe atmosferës, pas studimeve të realizuara në bashkëpunim edhe me NASA-n dhe Agjencinë Meteorologjikë të japonisë. Për të gjithë botën, maji I 2014-ës, ishte maji më I nxehtë I regjistruar që nga viti 1880.Muajin e shkuar temperaturat më të larta u shënuan në lindje të Kazakistanit, në Australi, në Siberi dhe në një pjesë të Indonezisë, sipas "Uashington Post". Shkencëtarët besojnë se temperaturat e larta janë pasojë e ngrohjes periodike të ujërave të Oqeanit Paqësor, të cilat shoqërohen më pas edhe me shi të rrëmbyer, sic në fakt edhe ka ndodhur. Madje, sipas qëndrës europiane për parashikimin e motit, rreshjet e rrëmbyera të shiut dhe luhatjet e temperaturave do të na shoqërojnë edh përgjatë stinës së verës.Deri më tani, përvec muajit shkurt, të gjithë muajt e tjerë kanë regjistruar temperaturat më të larta të 20 viteve të fundit.Në 6 muaj e parë të këtij viti, Britania e Madhe ka shijuar një mot të mirë e me temperatura më të larta se zakonisht, me një rritje mesatare prej 2.3 gradë celcius. Norvegjia gjithashtu pritet të përjetojë verën më të nxehtë që nga viti 1900, e duke thyeredhe rekordin e vendosur në 2020, pasi temperatura më e lartë e saj do të rritet edhe me 4.1 gradë celcius. E njëjta situatë e të nxehtit ekstrem do të përfshijë edhe Korenë e Jugut, me temperatura që pritet të kalojnë të 45-46 gradë celcius.