KE futi Shqipërinë sot, në programin që financon kulturën, 1.5 miliardë euro për 7 vjet
Organizatat kulturore shqiptare që nga dita e sotme do të jenë në gjendje të përfitojnë nga programit i kulturës “Evropa krijuese” i Bashkimit Europian. Kështu ka njoftuar Komisioni Europian, pas marrëveshjes që ka nënshkruar sot me Qeverinë shqiptare.Në njoftimin e KE-së thuhet:“Komisionerja Evropiane për Arsimin e Rininë, Andrulla Vasiliu dhe Ministrja shqiptare e Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi nënshkruan një marrëveshje që konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në skemën e financimit."Unë jam e kënaqur që Shqipëria do të përfitojë nga “Evropa krijuese,” – tha Vasiliu.- “Sektorët e saj kulturorë dhe krijues do të forcohen dhe shqiptarët, në Shqipëri e jashtë saj, do të përfitojnë nga rritja e diversitetit kulturor.”Me një buxhet prej rreth 1.5 miliardë eurosh gjatë shtatë viteve të ardhshme, 9% më shumë se vitet e e mëparshme, programi “Evropa krijuese” do të mundësojë që deri 250 000 artistë evropianë dhe profesionistë të fushës së kulturës si dhe mijëra organizata krijuese e botues, të punojnë së bashku dhe të vënë punimet në dispozicion të miliona qytetarëve.Organizatat shqiptare, për shembull, do të jenë në gjendje të aplikojnë për grante e projekte të bashkëpunimit shumëvjeçar, për përkthime të librave, për ngritjen e rrjeteve kulturore apo krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe. Shqipëria pritet gjithashtu t’i bashkohet edhe nën-programit “ Media e Europës krijuese” .Sipas Programit të mëparshëm të kulturës, atij të viteve 2007-2013, organizatat kulturore shqiptare kanë marrë grante për katër projekte letrare të përkthimit që arrijnë rreth 170 000 euro.Komisioni Evropian parashikon të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme me Bosnje-Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Turqinë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, ndërsa bisedimet përgatitore me disa vende të tjera janë në vazhdim. Një marrëveshje e ngjashme është nënshkruar me Serbinë më 19 qershor.Nga ana tjetër, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë pjesë në disa veprime të financuara përmes programit arsimor “Erasmus plus”, një program i ri për arsim, trajnim, kushtuar rinisë dhe sportit në BE, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi.Sa më shpejt që marrëveshjet të hyjë në fuqi, këto vende do të mund të përfitojnë nga mbështetja.Institucionet dhe organizatat në këto vende do të përfitojnë nga fondet e bashkëpunimit të jashtëm për arsimin e lartë dhe lëvizjen e të rinjve për në BE dhe nga BE-ja në vendet e tyre si dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë për të rinjtë.ar.sh/Oranews.tv