Debati për reformën territoriale, ministri Çuçi: Të gatshëm të dëgjojmë opozitën
Tiranë- Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, tha se nga opozita nuk ka ende një prozim konkret për reformën territoriale. Çuçi tha PD e ka derën e hapur për çdo propozim të shëndoshë dhe që përputhet me axhenden e qeverisë.“Ne kemi ftuar të gjithë nivelet, që nga niveli i ekspertëve deri në parlament. Mirëpresim çdo propozim nga opozita, ka akoma kohë që opozita të bëhet pjesë e procesit, pasi ne duam që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, por gjithmonë duke pasur parasysh axhendën që ne tashmë e kemi bërë publike dhe tashmë është trasparente. Ne jemi të hapur ta diskutojmë dhe me opozitën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë propozim nga opozita” tha Ministri.Gjatë një takimi me këshilltarët e majtë, u evidentuan një sërë problemesh. Këshilltarët thanë se vetëm 15% e Komunave dhe Bashkive i ushtrojnë siç duhet kompetencat dhe shërbimet ndaj qytetarëve, të tjerët jo.Po ashtu në këtë konferencë u tha se në shumë Komuna e Bashki, këshillin disa këshilltare e kanë bërë si pronë të tyre, pasi qëndojnë mbi 15 vjet të zgjedhur.Kreu i këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, tha se vendi ka nevojë në mënyrë urgjente për reformën territoriale dhe në anën tjetër, të majtët e mbështesin këtë reformë.I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryetarit të Shoqatës së Qarqeve, Tahsim Mema. Në komunikimin publik thuhet se qeveria duhet të reflektojë realisht dhe të dialogojë.Mema sqaron se Ministri dhe anëtarët e komisionit Fino u ftuan dhe nuk morën pjesë në konferencën e organizuar dy ditë më parë.