Futboll, të burgosurit e Fushë Krujës ndeshen nesër me ish-Kombëtaren

Fushë Krujë – Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet nesër në burgun e Fushës Krujës ndërmjet të burgosurve dhe ish-futbollistëve të Kombëtares shqiptare.Këtë aktivitet e ka bërë të mundur, Ministria e Drejtësisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.Krerët e dy institucioneve do të ndjekin nesër LIVE këtë ndeshje, që zhvillohet në ambientet e reja sportive të burgut, që sapo janë rikosntruktuar.ar.sh/Oranews.tv