Rizgjohet konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë
Të dy palët e përfshira në konfliktin ushtarak në Ukrainë, duket se kanë nisur një betejë të re mes njëra-tjetrës dhe kjo pas betejës kundër një helikopteri ushtarak një ditë më parë. Lideri i separatistëve pro-rusë, Aleksander Borodai tha se nga pikëpamja e tij nuk ka asnjë shkëmbim zjarri.Por nga ana e tij presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko paralajmëroi se mund t’i japë fund planit të paqes nëse rebelët vijojnë të shkelin pikat e këtij plani.Ndonëse qeveria e Kievit ka bërë publik një plan paqeje për lindjen e vendit, plan i cili u përshëndet edhe nga presidenti rus dhe teksa pritej që në kufirin lindor të rikthehej qetësia, ushtria ukrainase tha se separatistët kanë qëlluar duke rërzuar një helikopetr Mi-8, në qytetin e pushtuar nga rebelët, Sllovianks, duke vrarë kështu 9 personat që gjendeshin në bordin e tij.Nga mesi i muajit prill deri më tani, në këtë konflikt kanë humbur jetën 420 persona, ushtarë dhe personel I ushtrisë ukrainase. Dy ditë më parë, ndërsa zbriti në terren për tu njohur nga afër me situatën në lindje të vendit, kreu I shtetit Poroshenko I urdhëroi ushtarët e tij se nëse do të përballen me agravim të situatës, atëherë duhet të qëllojnë e të kundërpërgjigjen pa hezituar.Pas sulmit mbi helikopterin ukrainas, ka reaguar edhe Deaprtamenti amerikan I shtetit. Zëdhënësja Marie Harf e përshkroi situatën si dy hapa para, 1 hap pas, duke lënë të kuptohet plani I paqes së Kievit, ndonëse I pranuar nga Putin, nuk është pranuar nga përkrahësit e tij. Një ditë më parë, presidenti Putin I kërkoi parlamentit rus që të tërheqë ushtrinë e tij nga lindja e Ukrainës, e vendosur atje që pas muajit mars, kur Rusia aneksoi Krimenë.