Bler uron Shqipërinë për statusin: Hapi i parë drejt anëtarësimit në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2014, 15:29
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat për ShqipërinëNë një mesazh në Fb, Bler shkruan: "Urime Shqipërisë që arriti të marrë, statusin kandidat në BE-së, hapi i parë në rrugën për anëtarësimin. Kjo pason përpjekjet e vazhdueshme të vendit për reforma dhe është meritë e qeverisë dhe popullit shqiptar. Ishte fantastike të takoje kryeministrin Edi Rama javën e kaluar,"- përfundon Bler.Ish-Kryeministri anglez ishte i ftuar në Tiranë, jozyrtarisht, nga Kryeministri Rama, disa ditë para vendimit për statusin e Shqipërisë. Ai ka drejtuar mbledhjen e javës së shkuar të Qeverisë shqiptare.
Postimet by Tony Blair.