Fierza ndotet sërish me mbeturina, inerte e mbetje plastike pluskojnë në liqen

Kukës- Reshjet e shumta të shiut që ranë në të gjithë rajonin e Kukësit, për më shumë se një javë, kanë ndikuar në sjelljen e mbetur inave të shumta që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës.Gjatë mëngjesit të sotëm sasi të konsiderueshme mbeturinash, kryesisht mbetje plastike, janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit duke e ndotur atë.Këto mbeturina kanë ardhur nga prurjet e mëdha të përrenjve dhe lumenjve në qarkun e Kukësit, por edhe rajonet e Kosovës, problem që siç duket ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare.Ndonëse drejtues të Ministrive të linjës, të Shqipërsië dhe Kosovës, u ulën në tryezën e bisedimeve, ende në Kukës nuk ka ardhur anija që ishte premtuar nga Ministria e Mjedisit.Për pastrimin e liqenit të Fierzës u ndërmor një aksion që zgjati për disa ditë me radhë, me qëllim largimin e dhjetra ton mbeturinave që ishin depozituar në ujët e liqenit, aksion që solli pastrimin e përkohshëm të tij, por jo zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.Ndotja, ndonëse nuk konsiderohet e lartë, mund të shtohet në ditët në vijim, me derdhjen në këtë liqen të ujërave që do vijnë nga përrenjtë dhe lumenjtë e zonave, në të cilat banorët hedhin edhe mbeturinat urbane, duke qenë se mungojnë vendet ku grumbullohen mbeturinat.Ndërkohë, problem vijon të mbetet edhe mungesa e një land-filldi, ku përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, kanë deklaruar vetëm pak kohë më parë, se kjo është një çështje që do diskutohet për një zgjidhje konkrete.