Java çame, Presidenti dekoron Abedin Dino dhe Ibrahim Hoxhën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2014, 16:30
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zgjedhur javën çame për të dekoruar dy figura të njohura të kësaj krahine Abedin Dino dhe Ibrahim Hoxhën, për kontributet e tyre të vyera ndaj atdheut.Numri një i shtetit vlerësoi vokacionin e ngritjes së cështjes kombëtare dhe asaj çame.Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi në fjalën e tij, vlerësoi ngritjen e frymës së patriotizmit dhe atdhedashurisë.Java Çame është një traditë e përvitshme që kulmon me 27 qershorin, që është pikënisja e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.