Korçë- Ndotet e dëmtohet zona turistike e Dardhës, rruga e prishur dhe mbetjet shoqërojnë

Korçë- Edhe pse sezoni turistik është çelur prej javësh në Korçë, edhe këtë vit problemet nuk mungojne.Një nga zonat turistike më të frekuentuar nga vendasit dhe të huajt Dardha ende vijon të ketë një infrastrukturë rrugore tejet të amortizuar, e cila tregon qartë edhe indiferencën e pushtetit lokal apo drejtorisë së rrugëve për ta mirëmbajtur.Por perveç një rruge me gropa dhe pa mbajtëse anësore të cilat rrezikojnë jashtë mase jetën e turistëve apo të banorëve vendas që lëvizin me mjete, një tjetër problem edhe më madhor ka nisur të shfaqet.Mbetjet urbane që hidhen përgjatë rrugës në natyrë, inerte dhe plastiket kanë nisur të demtojnë mjedisin ndërsa njerëzit i hedhin ato atje ku syri i njeriut vështirë t’i shohë.Në lidhje me këtë probleme asnjë zyrtar i komunës Drenove nuk është prononcuar ç’ka tregon se puna e tyre për të përmirësuar kushtet e Dardhës në këtë sezon veror ka qenë zero, akoma më keq është thyer edhe urdhri i minstrisë së mjedisit për heqjen e mbetjeve urbane nga një zonë turistike.