Statusi, Dhoma e Tregëtisë Fier: Do kemi përfitime

Fier- Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian do shoqërohet me një rritje të të ardhurave në Qarkun e Fierit.Kryetari i dhomës së Tregëtisë dhe Industrise Shezai Çobo duke folur për përfitimet u ndal në projektet e mbetura pezull në infrastrukturen rrugore si dhe në zhbllokimin e krizës në të cilën ndodhet sektori i ndertimit në qarkun e Fierit.Për Çobon, BE do t'i kushtojë vëmendje me të madhe Shqipërisë për të rritur ekonominë ne nivelet e vendeve te tjera dhe kete e konsideron si një mundesi qe shume emigrantë te shohin me shume perfitime ne vendin e tyre sesa ne vendet fqinje.Sipas tij do të ndihen përfitimet në ndërtim, duke zhbllokuar krizën që ka prekur këtë sektor, si edhe në rritjen e mirëqënies.