Gjilan, era e fortë rrëzon një pjesë të xhamisë

Një erë e fortë fryu gjatë ditës së sotme në Gjilan ku shkaktoi dhe rrëzimin e një pjese të xhamisë. Nga era e forta u rrëzua pjesa e sipërme e xhamisë duke hapur kështu dhe një vrimë në çati. Sipas raportimeve të policisë pati vetëm dëmtime materiale ndërsa fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar.