Task-forcë për mbarëvajtjen e sezonit, Dalipi: pastrim, siguri dhe disiplinim të plazheve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2014, 15:37
Durrës- Pastrimi, siguria e disiplinimi i plazheve mbeten disa prej kritereve kryesore që njësitë vendore në bashkëpunim me biznesin privat e qeverinë duhet të përmbushin përgjatë sezonit veror me qëllim që turistët dhe pushuesit vendas të kenë kushte më të mira.Krahas punës së deritanishme bregdeti shqiptar ende konsiderohet si kaotik, ndaj Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit sëbashku me Agjencinë e Bregdetit kanë qenë në terren për të treguar modelin e një plazhi, i cili duhet të ndiqet nga të gjithë.Kriteret e përcaktuara nuk kanë gjetur zbatim nga të gjithë bizneset e njësitë vendore.