Kodi i ri Doganor diskutohet nga "Ligjet", Xhafaj: Të saktësohen nenet dhe konceptet
Tiranë - Mazhoranca i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të rishikojë disa nene dhe koncepte të Kodit të ri Doganor, pasi gjykon se ato kanë probleme, janë të paqarta.Gjatë diskutimit në parim nen për nen të këtij Kodi, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, deklaroi se ky kod duhet parë edhe njëherë pasi edhe një presje e vënë në vendin e gabuar, mund të sjell pasoja në të ardhmen.“Ky ligj,”- tha ai, - “është ai që do shkojë më shumë se se kushdo në gjykatat shqiptare dhe duhet të dimë sesi ta bëjmë sa më praktik e si do ta lexojë këtë ligj gjykata. Gjithashtu, ma shpjegoni termin “zbarkim” që ta kuptoj edhe unë si qytetar nëse më bie radhë në doganë, ta di përse zbarkoj,”- kërkoi të dinte ai.Por, sipas Zv.Ministrit Ervin Mete, nenet ishin të qarta dhe këto çështje ishin të vogla.Oranews.tv