Shqipëria pjesë e nismës "Green Bridge", Koka fton investitorët kazakë

Tirane- Shqipëria bëhet pjesë e nismës "Green Bridge" një hap më afër zhvillimit të ekonomisë së gjelbër.Nënshkrimi i marrëveshjes është realizuar sot nga ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe homologut të tij Kazakistan Nurlan Kapparov.Koka premtoi se qeveria do të bëj gjithçka për promovimin e investimeve innovative.Gjatë takimit Ministri Koka ftoi të gjithë investitorët kazak, për investime në Shqipëri.Gjatë takimit Ministrat shkëmbyen edhe draftin e parë të një Memorandumi Bashkëpunimi në fushën e Mjedisit dhe sektorët kryesorë të tij.Takimi i Ministrit të Mjedisit të Kazakistanit me Ministrin e Mjedisit të Shqipërisë, është në kuadër të një vizite që një delegacion i nivelit të lartë nga Kazakistani po zhvillon në vendin tonë.