Klubi i Patriotëve të Rinj: Fyerjet antishqiptare, shashka për tensione artificiale
Klubi i Patriotëve të Rinj ka reaguar ndaj deklaratës së partisë greke, "Agimi i Artë" i cili në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie, i ka cilësuar shqiptarët si komb kaçakësh dhe si mbeturina osmane.Ky shkrim ka ardhur pas kërkesës së partisë "Aleanca Kuqezi" për largimin nga Shqipëria të kryepeshkopit Janullatos.Ardit Bido, kreu i KPR-së në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë hyrjen në Shqipëri të çdo personi që është pjesë e këtij grupimi terrorist neonazist. Bido gjithashtu i ka cilësuar fyerjet antishqiptare si shashka për tensione artificiale.“Nëse shteti shqiptar nuk vepron, atëherë ne do të ndalojmë çdo tentativë të "Agimit të Artë" për të hyrë në vendin tonë. E kemi parë trimërinë e tyre të shtirur, kur deputeti i kësaj partie neonaziste tentoi të shkonte në Këlcyrë dhe u kthye nga mesi i rrugës, i trembur nga bllokada e patriotëve të rinj. Të njëjtin fat do të kenë edhe neonazistët e tjerë që do të tentojnë të hyjnë në Shqipëri.”“Klubi i Patriotëve të Rinj zotohet që, nëse shteti shqiptar nuk funksionon ashtu siç duhet, do të jemi ne ata që do të vendosin në vend dinjitetin kombëtar përballë neonazistëve grekë. KPR dëshirën të ftojë çdo bashkombas, që të bëhemi barriera e pakalueshme e antishqiptarëve dhe të japim përgjigjen tonë evropiane ndaj atyre që duan të na nëpërkëmbin”, ka deklaruar kreu i KPR-sëGjithashtu, Bido tha se KPR-ja i bën thirrje atyre që "Agimi i Artë", “zotohet që do t’i mbrojë“ që të distancohen në mënyrë të menjëhershme ndaj neonazistëve. Në të kundërt edhe ata do të gjejnë përgjigjen e merituar.