Tregëtimi i mishit, Dajçi: Ende nuk janë përmbushur kushtet
Subjektet qe tregtojne mish ne qarkun e Lezhes nuk kane permbushur ende detyrimin e tyre per te permiresuar kushtet higjeno-sanitare ne baze te aktit normativ te dale pak muaj me pare nga qeveria shqiptare.Konfirmimi ka ardhur nga prefekti i Lezhes, Pal Dajci, i cili ka kerkuar nga grupi i taske forces se ngritur per zbatimin e ketyre kritereve qe te fillohet me sekuestrimin e mallit per te gjitha subjektet qe nuk kane reaguar, nderkohe qe ka bere te ditur se do te perdoren edhe fadromat per prishjen e e ketyre ndertimeve.Prefekti Pal Dajci ka kerkuar qe te mbyllet edhe thertorja e qytetit te Lezhes, e cila ne kushtet aktuale nuk permbush as kriteret minimale per te realizuar nje veprimtari.Megjithese kushtet jo te pershtatshme ne thertoren e qytetit te Lezhes kane qene te njohura, zyra per mbrojtjen e konsumatorit ne Bashki nuk ka bere asnje reagim, duke lejuar veprimtarine e ketij subjekti.