Botimet e reja gjatë kësaj jave, ja çfarë ofrojnë libraritë e Tiranës

Harmonia e autorëve të huaj me ato shqiptarë ka gjetur ndërthurje në botimet e reja që dominojnë këtë javë stendat e librarive të kryeqytetit. Autorët shqiptarë të frymëzuar edhe nga viti jubilar i pavarësisë dominojnë kryesisht me shkrime, studime dhe vepra dedikuar figurave të shquara dhe personazheve që lanë gjurmë në historinë shqiptare.Libri i shkruar nga Enver Memishaj-Lepenica "Major Ahmet Lepenica" është monografi kushtuar komandantit të Përgjithshëm të Luftës së Vlorës, Ahmet Lepenicës dhe përfshin një numër të konsiderueshëm dokumentesh të kohës mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej njerëzve më të shquar të Labërisë, që gjithë jetën ia kushtoi luftërave për liri e pavarësi të Shqipërisë. "Përkulja dhe rënia e Tiranisë Shqiptare 1975-1991" është botimi më i fundit i ardhur nga avokati Spartak Ngjela, duke sjellë refleksione për një kohë ..pikërisht në volumin e dytë."Vitet shqiptare `43-`45", i autorit David Smajli, ish-kolonel anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Smajli përshkruan në libër kujtimet për dy misionet e tij në vitet 1943 dhe 1944 me luftëtarët e rezistencës shqiptare, duke sjellë fakte, personazhe, dëshmi të kohës.Prof. Stilian Adhami vjen për lexuesin me "Letra Spartane" , duke sjellë skica-rrëfenja- kujtime bazuar ne regjistrimet e gjetura.Nga letërsia e huaj mbërrin një nga veprat e perkthyer ne mbi 20 gjuhe të botës Michela Murgia, "Akabadora; Nëna e fundit", liber i cili rrefen sekretet e dëshirat e zemrës të së resë, te përziera me të fshehtat e një të moshuare. Në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.