Rikthehet edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit Shqiptar

Rikthehet pas 6 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar, Edicioni i 13-të i të cilit do të zgjas 6 ditë. Në këtë aktivitet pritet të jenë në konkurrim 18 filma artistikë me metrazh të gjatë, rreth 25 me metrazh të shkurtër, ndërsa flitet për 20 filma dokumentarë, të cilat përfaqësohen edhe nga Kosova e Maqedonia. Drejtori i Qendrës së Kinematografisë, Artan Minarolli, tregoi detajet për këtë festival.Filmat pjesëmarrës të selektuar shfaqin realitetin nacional dhe internacional, janë filma të cilët lëjnë dyshime. Producenti i Giffoni Eksperience, Claudio Gubitosi, shprehu se Shqipëria do jetë një pikëreferimi në zhvillimin te filmit për të gjithë Ballkanin.Në këtë festival mbarëkombëtarë, pritet të marr pjesë aktori Raul Bova, ndërsa një nga dëshirat, por ende pa konfirmim, është prezenca e aktroit hollivudian Robert De Niro.Ata që do të përzjedhin fituesit është një juri me pjesmarrës shqiptarë dhe të huaj. Ndërsa fondi i përdorur për këtë festival kinematograik është 30% më pak se ai i edicionit të kaluar.