Monumentet e kulturës, ngrihen komitetet për parandalimin e vjedhjeve

Mbrojtja e Monumenteve të Kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore kërkonë të meren masa urgjente për të parandaluar shkatërrimin dhe vjedhjet. Pikërisht për këtë, historiani Ilirian Gjika e konsideron si një fakt të domosdoshëm krijimin e komiteteve per parandalimin dhe për mbrojtjen e pasurive kulturore.Sipas Gjikës në qarkun e Fierit disa godina duhet të marrin statusin e Monumentit të Kulturës, në mënyrë që të rikonstruktohen dhe të ruajnë vlerat arkitekturore dhe historike.Ndersa përsa i perket objekteve të trashëgimis kulturore, Gjika thekson se në qarkun e Fierit nuk ka pasur raste të vjedhjes së tyre, por gjithsesi duhet të merren masa si për inventarizimin e plotë të tyre dhe për ruajtjen e tyre.Gjika i bën thirje Institucioneve përkatëse që të impenjohen që Monumentet Kulturore si dhe objektet e trashëgimisë kulturore të ruajnë vlerat, pasi ato janë tregues i identitetit të vendit në periudha të ndryshme të historisë.