Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve, 1 tjetër dërgohet në spital
Një tjetër ish i burgosur politik largohet nga greva e urisë, si rezultat i përkeqësimit të situatës shëndetësore. Fatmir Lloçi ka lënë grevën në ditën e 23 të saj, pas gjendjes së rëndë shëndetësore, ku është transportuar në spital për trajtim mjekësor.Tashme ne mbrojtje te kauzes se tyre kane mbetur vetem 8 ish te burgosur politike, pas largimit te nje dite me pare të grevistit Arif Beu për arsye familjare.Paraditen e së dielës ish të përndjekurit i bënë thirrje qeverisë, autoriteteve, shoqërisë civile, madje edhe komuniteteve fetare për t`i mbështetur në këto ditë të vështira.Në një deklaratë para mediave grevistët shprehën zhgënjimin e tyre me heshtjen e deritanishme të institucioneve për kërkesat, që sipas tyre janë plotësisht të realizueshme. Ish i përndjekuri, Fatmir Lamaj kritikoi qendrimin e Presidentit të Republikës për heshtjen që po mban.Lamaj tha se gjendje shëndetësore e grevistëve është e rëndë, por pavarësisht kësaj, ashtu si edhe në deklaratat e mëhershme, shprehu vendosmërinë për të vazhduar rrugëne nisur edhe pse mund t`u kushtojë jetën.