Pasuria kulturore 1965-2012, dixhitalizohen filmat bardh e zi dhe festivalet

Rreth 60 mijë metra linear film celuloid që përmban kenge,valle, ekspedita, materiale te festivaleve të ndryshme i është nënshtruar dixhitalizimit, duke shpëtuar nga zhdukja pasuri kulturore autoktone të viteve 1965-2012.Më shumë se 3 mijë orë material është dixhitalizuar në vetëm 8 bobina. Drejtorja e Institutit te Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit Prof.dr. Miaser Dibra thote se pas dizhitalizimit të arkivit të muzikës bëhet i mundur dixhitalizimi i kësaj pasurie të skajshme kulturore duke ruajtur jo vetëm figurën, por edhe zërin.Gjithashtu Prof. Dibra tha se pjesë e projekteve të së ardhmesn është edhe shpëtimi i Arkivit të shkruar ku gjenden materiale të një rëndësie të vecante, të cilat kanë nevojë urgjente për ndërhyrje si pasojë e zbehjes së shkrimit me kalimin e kohës.Në të njëjtën kohë Instituti i Antropologjise dhe Studimeve te Artit bën të mundur ruajtjen me kujdes edhe të versionit të vjetër me shirita të hershëm. Fale dixhitalizimit, te dhenat gjenden lehtësisht të hedhura në server dhe nuk është nevoja te shfletosh regjistrat themeltar për të gjetur materialet e duhura.