Plani urbanistik, Basha: Njësia nr. 11 zgjidh sfidën e transportit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2012, 12:52
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është konsultuar me banorët e njësisë administrative nr 11 në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ka prezantuar planin e përgjithshëm vendor dhe lehtësirat që sjell për qytetarët. Kryebashkiaku theksoi se virtyti i këtij plani është zgjidhja e sfidës së transportit nëpërmjet ndërtimit të Stacionit Multimodal të Tiranës, zhvendosja e tregut të gjësë së gjallë jashtë vijës administrative të kryeqytetit, ratifikimi i rrugëve dhe harmonia e pronës private me atë publike.Ekspertët përkatës kanë shpjeguar më në detaje etapat mbi të cilat është parashikuar të kalojë ky plan dhe lehtësirat që do të sjellë për banorët. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministri i Kulturës, Aldo Bumci.