Atmosferë festive në Korçë
Dhurata, lodra, ëmbëlsira, pije tradicionale, muzikë, argëtim, surpriza për fëmijët, të gjitha këto kanë qenë pjesë e paradës së Babagjyshit të Vitit të Ri ditën e sotme në Korçë.Qyteti i dëborës, që lidhet me festat e fundvitit më tepër se çdo qytet tjetër në Shqipëri, këtë vit është shumë herë më i veçantë, më i bukur, më i zhurshëm, më festiv se kurrë më parëParada e Babagjyshit ka filluar në pedonalen e qytetit e më pas ka vazhduar tek sheshi para katedrales, aty ku fëmijët kanë mundur të bëjnë edhe fotografi me të.Këtë vit Korça ka patur një kalendar të posaçëm aktivitetesh, enkas për Dhjetorin, ku nuk kanë munguar as emra të njohur të muzikës si Devis Xherahu etj, të cilët vazhdimisht kanë performuar në këto ditë duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta, duke e bërë Korçën, qytetin më dinamik e të parezistueshëm për t'u vizituar këtë fundviti.